Tuesday, February 28, 2017



Vetting, Vetting, Vetting...

E gjithe politika shqiptare ne ditet e fundit me se shumti (pasi ka me muaj qe trumbeton kete fjale) ka ardhur me reagimet qe "une e dua, ti s'e do"

Njera pale e ulur kembekryq ne pllakat e betonit e tjetra ne TV hedhin gurin ne ajer per kete fjale.

Nderkohe qe nga pllakat e bulevardit brenda "çadres" vjen thirrja qe hajde ta bejme vettingun po nuk ta mban, nga ana tjeter ne televizione transmetohet si firmoset per "zhbllokimin" e tij.

Sot vura re qe ne kete bote te Teknologjise nuk kishte sesi te mos vinte nje "mbledhje votash" per shpetimin e Vettingut ne nje platforme online.

http://shpetovetingun.al/ eshte adresa nga ku mund te rregjistrosh voten tende ne Peticioni për Mbështetjen e Reformës në Drejtësi


E ndertuar bukur ne gjuhen shqipe dhe ne ate angleze kjo online form ka disa rreziqe per fat te keq.

  1. Nuk ka nje nismetar te deklaruar. Kush e ka marre kete nisme? Si mund ti besoj une te dhenat e mia personale? Ku jane te dhenat deri tani te rregjistruara? Sa veta kane marre pjese deri tani?
  2. Linku i perdorur nuk eshte i sigurte. http://shpetovetingun.al krijon nje lidhej http (web) me serverin te PAkriptuar. Te dhenat qe rregjistrohen (qe nuk dihet se ku rregjistrohen) mund te interceptohen shume kollaj nga "mjeshtrat" qe nuk nisen per te bere mire me to. Keshtuqe gjithkush qe ka bere rregjistrim me te dhenat e sakta mos u merzisni nese ne emailet e juaja mund te vijne SPAM emails.
  3. Ky link hostohet ne adresen IP 186.2.161.66 (OK kjo eshte dicka me ngaterrese per shumicen e Juaj). Ky segment i IP (182.6.161.0 - 186.2.161.254) eshte e rregjistruar ne qytetin e Guayaquil ne Ekuador per Z. Huan Nadas me adrese postare "Avenue Jorge Perez Concha 712, PostCode 090511) dhe email i zoterise eshte ya.georgia1@YANDEX.RU. Por IP e sakte 186.2.166.66 ka Geo_location ne Qytetin Rostov te Federates Ruse se bashku me ownerin e tij:



  4. Te shumta jane website te cilet e konsiderojne si SCAM keto llogari dhe kete IP adrese sic mund ta shikoni edhe ne linket me poshte:





      5. Plotesoje kot... dhe "Mesazhi juaj u dergua me sukses". si ne foto: 





Une votova po jo me emer dhe mbiemer tim te sakte.


No comments:

Post a Comment