Tuesday, October 2, 2012

Plazhi i Shengjinit ne javen e fundit te shtatorit



Mbeturina te cuditshme ne breg te detit
Pasi sezonit te veres ka kohe qe i ka ardhur fundi, ne kete fund Shtatori bregdeti i Shengjinit u popullua perseri nga pushuesit (me se shumti nga Kosova). Por cka te bie ne sy, pervec pastertise se ujit te detit (zhargon:kristal) dhe ngrohtesise se tij, jane gjithashtu edhe mbeturinat pergjate gjithe bregut te ketij plazhi. Madje cuditerisht edhe ne det ku shumllojshmeria te habit si ne foto.





Por te kemi parasysh qe keto mbeturina jane nje pjese e atyre qe u prodhuan nga fluksi i madh i pushuesve te cilet zgjodhen Shengjinin kete vere.

Po pjesa tjeter ku do te kete shkuar lind pyetja?

E veshtire te besohet qe nga ana e Komunes Shengjin te jete menduar se mund te pastrohet plazhi i Shengjinit edhe pas perfundimit te sezonit. Para se ky sezon i 2012 te niste kemi qene deshmitare te nje pune te mire te kesaj Komune per pastrimin e plazhit. Por ne fund te sezonit...?
Nje sezon shume fitim prures per arkat e kesaj Komune pasi biznesi lokal dihet qe pret vetem kete periudhe per te nxjerre fitimet e majme nga tregtia dhe sherbimet.

Dua te sjell ne mendje nje ngjarje te ndodhur vetem nje vit me pare qe perfshiu Shqiperine dhe Kroacine si shtetet qe lagen me shume nga deti Adriatik.


http://www.lajme.gen.al/2010-11-25/ndotja-e-bregdetit-kroat-eksperte-te-msh-se-verifikojne-ne-vend-situaten.html

Si te tille a duhet qe te veprojme per pastrimin e bregdetit pas sezonit qe kaloi ne menyre qe pas dy ose tre muajsh shtetet fqinje te mos preken nga zbarkimet "pleherore" te Shqiperise tone?

A.R.

No comments:

Post a Comment