Tuesday, December 4, 2012
Sunday, November 18, 2012
Saturday, October 6, 2012
VIRUS nga mesazhet e Facebook
Gjate shfletimit sonte ne Facebook arrita te gjej qe me ishin derguar nga disa miq te mi por edhe te aferm disa mesazhe ne profilin tim (Tipik scam messaging) ne kete rrjet social ku dalloheshin vetem linket dhe kur tentoje te hapje ato linke te shkarkohej automatikisht nje file Picture15.rar i kompresuar ne WinRar. Pasi e ekstraktova doli qe Brenda kishte nje file te titulluar Picture15.jpg.scr.
E skanova me antivirusin tim Microsoft Forefront Endpoint Protection 2010 dhe rezultati asgje...!!!
Bera gabimin tjeter qe e ekzekutova… Nuk doli asgje prej gjeje. Hapa Task manager dhe shoh qe wmpsl64.exe eshte nje process qe eshte duke u exekutuar ne kompiuterin tim. Pasi klikohet me te djathten aty sugjerohet qe te kontrollosh online per kete proces.
(Sqarim. OS i Laptopit tim eshte Windows 8 Costumer Preview)
Faqet qe sugjeroi Google
ishin keto:
http://www.prevx.com/filenames/X913057736671566389-X1/WMPSL64.EXE.html
si edhe:
http://systemexplorer.net/file-database/file/wmpsl64-exe/14346630
Kini kujdes pasi virusi eshte shume i ri. Mendohet qe detektimi i pare ka ndodhur me date 03.10.2012, (vetem 3 dite me pare).
Problemi eshte qe antiviruset jo te gjitha mund ta detektojne...!
Nderkohe KUJDES!
Tuesday, October 2, 2012
Plazhi i Shengjinit ne javen e fundit te shtatorit
Mbeturina te cuditshme ne breg te detit |
Por te kemi parasysh qe keto mbeturina jane nje pjese e atyre qe u prodhuan nga fluksi i madh i pushuesve te cilet zgjodhen Shengjinin kete vere.
Po pjesa tjeter ku do te kete shkuar lind pyetja?
E veshtire te besohet qe nga ana e Komunes Shengjin te jete menduar se mund te pastrohet plazhi i Shengjinit edhe pas perfundimit te sezonit. Para se ky sezon i 2012 te niste kemi qene deshmitare te nje pune te mire te kesaj Komune per pastrimin e plazhit. Por ne fund te sezonit...?
Nje sezon shume fitim prures per arkat e kesaj Komune pasi biznesi lokal dihet qe pret vetem kete periudhe per te nxjerre fitimet e majme nga tregtia dhe sherbimet.
Dua te sjell ne mendje nje ngjarje te ndodhur vetem nje vit me pare qe perfshiu Shqiperine dhe Kroacine si shtetet qe lagen me shume nga deti Adriatik.
http://www.lajme.gen.al/2010-11-25/ndotja-e-bregdetit-kroat-eksperte-te-msh-se-verifikojne-ne-vend-situaten.html
Si te tille a duhet qe te veprojme per pastrimin e bregdetit pas sezonit qe kaloi ne menyre qe pas dy ose tre muajsh shtetet fqinje te mos preken nga zbarkimet "pleherore" te Shqiperise tone?
A.R.
Subscribe to:
Posts (Atom)